18 vite nga tragjedia e “Gërdecit”, asnjë i ndëshkuar për 26 viktimat, familjarët shpresë te SPAK për drejtësi…

18 vite nga tragjedia e “Gërdecit”, asnjë i ndëshkuar për 26 viktimat, familjarët shpresë te SPAK për drejtësi…

18 vite nga masakra e “Gërdecit” (15 mars 2008) që i mori jetën 26 personave, familjarët e viktimave thonë se drejtësia ende nuk është vënë dhe kërkojnë që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të mbërrijë te fajtorët e vërtetë, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili po gjykohet në një proces të zvarritur sipas tyre, e deri te djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni. Në një ceremoni përkujtimore në Gërdec, për herë të parë mungoi për arsye shëndetësore, Zamira Durda gruaja e fortë që humbi djalin 7 vjeç, e që ka ndjekur çdo seancë në Gjykatën e Posaçme, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Për familjet që humbën njerëzit e zemrës në masakrën e Gërdecit, 15 marsi, nuk është thjesht një datë përkujtimore. 18 vite...