18 vite nga tragjedia e “Gërdecit”, 26 jetë të humbura! Familjarët e viktimave: Duam drejtësi, proces i zvarritur për arsye politike
pamje nga shperthimi-gerdec 2008 TIRANË- Sot, 18 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën në një nga ngjarjen më tragjike në vend, si pasojë e shpërthimit të fabrikës së municioneve. Përveç viktimave, rreth 300 qytetarë të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa shpërthimi shkatërroi shumë banesa në zonë, me pasoja të parikuperueshme deri më sot. Në përvjetorin e 18-të të ngjarjes së rëndë, familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë dalë me një deklaratë publike, duke kërkuar drejtësi. Për familjarët, këto vite, janë një kujtesë e përditshme e jetëve të humbura. Në deklaratë, familjarët flasin për nje proces ligjor që ender dyerve të Gjykatës, ndërsa u ndërpre për rreth dy vite për arsye politike. Sipas familjarëve, është një proces i ngadaltë dhe i kushtëzuar...
Burimi:
zeri.ai