17 organizata të shoqërisë civile ankohen për Zegjinen: Përdor gjuhë denigruese ndaj Bardhit

17 organizata të shoqërisë civile ankohen për Zegjinen: Përdor gjuhë denigruese ndaj Bardhit

17 organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Kuvendi që të caktojë masë disiplinore ndaj deputetes të PS-së, Zegjine Çaushit, me pretendimin se ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese nga kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Në seancën plenare të 19 shkurtit, deputetja socialiste i deputetit demokrat kujtoi rezultatin e dobët që Partia Demokratike mori në Qarkun Fier në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku Bardhi ishte Drejtues Politik, duke shtuar “do të kujtoj një shprehje që i ke thënë Berishës, ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh”. Letra Drejtuar: Byrosë së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që përbëhet nga: Niko Peleshi Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë PS Klodiana...