Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
”15 milionë euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”, Rama: Rritje pagat për mjekët dhe infermierët
Në mbyllje të këtij viti dhe në vigjilje të festës së Krishtlindjes, siç është kthyer në traditë tashmë, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala vizitoi Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” për t’u përshëndetur me mjekë, dhe infermierë, por jo vetëm. Pacientët e vegjël që trajtohen në shërbimin e Pediatrisë ishin të parët që u vizituan nga Kryeministri Rama, i cili shpërndau për ta dhurata me rastin e festave të fundvitit, duke iu uruar shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në shtëpi. ”Ne e bëjmë këtë çdo vit, kështu që kemi ardhur të sjellim dhuratat për ju që ta kaloni gëzuar Vitin e Ri bashkë me mamat dhe me babat, edhe që të shëroheni sa më...