14 kandidatë në konkurrim, nis gara për drejtorin e Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Ilir Prodës
14 drejtues policie me eksperienca të mëparshme në drejtimin e drejtorive të qarqeve apo departamenteve i janë përgjigjur thirrjes për konkurrim për postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vend vakand pas largimit nga kjo detyrë të Ilir Prodës. Dosjet të cilat do të shqyrtohen 10 ditët e ardhshme nga një komision i posaçëm i kanë dorëzuar 3 drejtorë departamentesh Pëllumb Seferi prej 6 vitesh në krye të departamentit për marrëdhëniet ndërkombëtare, Neritan Nallbati drejtor departamenti për policinë kriminale dhe Saimir boshnjaku ish drejtor i departamentit të kufirit. Në garë janë dhe 4 drejtor qarqesh, Skënder Hita, drejtor i policisë fier, Elidon Çela drejtor i policisë Vlorë, Afrim Tafa drejtor i policisë Durrës dhe Gentian Berberi drejtor i policisë Shkodër. Po ashtu Arjanit...
Burimi:
top-channel.tv