1200 hektarë tokë e përmbytur në Lushnjë dhe Divjakë/ Dëme të konsiderueshme në bujqësi, kërcënohet blegtoria

1200 hektarë tokë e përmbytur në Lushnjë dhe Divjakë/ Dëme të konsiderueshme në bujqësi, kërcënohet blegtoria

Fusha e Tërbufit është përmbytur. Gjithsej janë përmbytur 700 ha sipërfaqe bujqësore në territorin e bashkisë Divjakë dhe 500 ha në bashkin Lushnjë. Uji ka arritur nivelin ne një metër thellësi nëpër fusha. I bllokuar prej katër ditësh nga uji ka mbetur ky blegtor i cili është i vetmi në Tërbuf që zhytet për të parë tufën e të imtave qe janë brenda stanit. Ai thotë se bagëtia nuk ka ushqim dhe se disa kokë i kanë ngordhur nga uji dhe i ftohti. Kanali kullues i emisarit të Tërbufit është i mbushur me ujë i cili prej një jave nuk qarkullon, por vetëm derdhet nëpër fusha. Megjithëse hidrovorët e Divjakës janë në punë, ata nuk arrijnë të largojnë ujërat e mbledhur nga kanalet. Sipas specialistëve të bordit kullues,...