12 vite në kërkim të mbesës, flet daja: Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi
Xhetan Ndregjoni nuk i ndali asnjëherë përpjekjet për të sjellë nga Siria mbesën e tij, Eva Dumanin. 12 vite luftë me mënyrat më të ndryshme, ai tentoi e tentoi shumë të nxirrte Evën nga kampi. Nuk kanë munguar rastet kur atë e kanë mashtruar me premtime false për ta kthyer Evën. Në një intervistë telefonike për ”Top Channel”, Xhetan Ndregjoni ka treguar vuajtjet e fundit të këtij kapitulli 12-vjeçar. “Kemi kaluar 48 orë të vështira pasi Eva mbërriti në kufirin turk me Sirinë. Autoritetet turke të sigurisë e kanë intervistuar Evën për disa orë, por më në fund, me ndihmën e autoriteteve shqiptare, ajo mbërriti paraditen e sotme në shtëpi”, tha ai. Xhetani tregon momentin kur, pas 12 vitesh, takoi mbesën. ”Mu hodh në qafë...
Burimi:
kohajone.com