12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën
Një situatë shqetësuese është shënuar paraditen e sotme në aksin rural Hotolisht–Dragostunjë, në territorin e Bashkia Prrenjas, ku 12 pacientë të planifikuar për trajtim jetik dialize në Spitalin Rajonal te Elbasanit kanë mbetur të bllokuar për shkak të dëmtimeve të rënda në rrugë. Sipas burimeve nga terreni, aksi rrugor është i amortizuar dhe paraqet gropa të shumta, baltë dhe segmente të dëmtuara, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të automjeteve. Udhëtimi drejt daljes në rrugën kombëtare, pranë Librazhd, është kthyer në një sfidë për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të papërshtatshme, ndërsa pacientët kanë përjetuar ankth për shkak të vonesave. Dializa është një procedurë jetike për personat që vuajnë nga insuficienca renale dhe çdo shtyrje e saj përbën rrezik serioz për shëndetin....
Burimi:
gijotina.com