11 ditë e bllokuar! Hapet sot qarkullimi në aksin Librazhd-Prrenjas-Si do të funksjonjë lëvizja

11 ditë e bllokuar! Hapet sot qarkullimi në aksin Librazhd-Prrenjas-Si do të funksjonjë lëvizja

PAMJE NGA AKSI RRUGOR LIBRAZHD-Pas 11 ditësh e bllokuar rikthehet sot qarkullimi në aksin Librazhd-Prrenjas. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se do të lejohet të kalojnë të gjitha mjetet duke përfshirë edhe tonazhin e rëndë, por kjo duke respektuar ngarkesën 8.2 tonë për aks. Qarkullimi do të kryhet me sinjalistikë kantieri. Aksi përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave. Njoftimi i ARRSH: Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd–Prrenjas, i cili ishte i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes në zonën “Arrat e Gurrës”.  Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin...