105 vite Arma e Xhenios, ministri Vengu: Shtyllë e sigurisë kombëtare dhe zhvillimit të infrastrukturës
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 105-vjetorit të Armas së Xhenios, së bashku me drejtues të lartë ushtarakë, ish-komandantë të forcës xheniere, si dhe ushtarakë në rezervë dhe në lirim. Vengu vlerësoi kontributin historik dhe aktual të Batalionit të Xhenios në mbështetje të sigurisë kombëtare, zhvillimin e infrastrukturës dhe përballimin e emergjencave civile. Ai theksoi se ky përvjetor nuk përbën vetëm një moment festiv, por edhe një reflektim mbi domosdoshmërinë e rritjes së vazhdueshme të kapaciteteve profesionale dhe teknike të kësaj force. “105 vite Arma e Xhenios- Simbol i specializimit dhe profesionalizmit, element i një ushtrie moderne, ku kapaciteti teknik është po aq i rëndësishëm sa aftësitë luftarake. Reparti ka luajtur ndër vite një rol thelbësor në ndërtimin dhe mirëmbajtjen...
Burimi:
kohajone.com