“100 mijë euro ose do të të publikoj fotot intime”! Kanosi 26-vjeçaren, arrestohet i riu nga Kosova
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Tiranë për kanosje të një 26-vjeçareje. Hasan Loku i ka kërkuar 100 mijë euro për të mos i publikuar materiale me përmbajtje intime. 37-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Njoftimi i policisë: Kanosi një shtetase, për t’i dhënë 100 000 euro, që të mos i publikonte në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, arrestohet shtetasi kosovar. Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u...
Burimi:
zeri.ai