“10 inspektorë të AKU-së nën hetim”/ Skandali me misrin e kontaminuar, Inspektori i Përgjithshëm: Produkti është hedhur në treg

“10 inspektorë të AKU-së nën hetim”/ Skandali me misrin e kontaminuar, Inspektori i Përgjithshëm: Produkti është hedhur në treg

Inspektorati i Përgjithshëm ka nisur hetim për 10 inspektorë lidhur me rastin e misrit të kontaminuar në Shkodër. Kryeinspektori Dashnor Sula bëri të ditur se shtatë prej inspektorëve janë pjesë e AKU-së në Shkodër dhe tre të tjerë në pozicione të larta në institucionin që ai drejton në Tiranë. Ai tha se subjekti “Modi” sh.p.k., ka importuar rreth 104 ton misër rifuxho të kontaminuar me Aflatoksinë B1 mbi normat e lejuara. Sipas tij, nga verifikimet rezultoi se sasia ishte e përzier dhe pa gjurmueshmëri, ndërsa në kontrollin fizik të 4 marsit 2026 u gjetën vetëm 9.5 tonë, duke ngritur dyshime për lëvizje të paligjshme të produktit. Theksojmë se bëhet fjalë për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2025. Inspektori tha se ka indicie të forta që një...