1 ton mjaltë bllokohet në Kapshticë për mungesë dokumentacioni të sigurisë ushqimore

1 ton mjaltë bllokohet në Kapshticë për mungesë dokumentacioni të sigurisë ushqimore

Dega e Doganës në Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, pasi sasia nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit. Produkti, i cili ishte sjellë për import dhe tregtim në vend, do të qëndrojë i bllokuar në magazinën doganore deri në përfundimin e të gjitha analizave dhe procedurave ligjore të kërkuara. “Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj e konsiderojnë sigurinë ushqimore si prioritet kryesor. Mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva të rëndësishme, edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.