1 milion euro për “kokën e turkut”, pas 500 mijë eurove për Sllovakinë, Albin Kurti premio për Dardanët
Fitorja spektakolare e Kosovës ndaj Sllovakisë nuk ka kaluar pa u shpërblyer. Qeveria e Kosovës ka vendosur të akordojë një shpërblim financiar prej 500 mijë eurosh për “Dardanët”, si vlerësim për suksesin e arritur në “play off”.Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se vendimi do të procedohet shumë shpejt për miratim. “Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhjen e Qeverisë”, shkroi Murati.Ky vendim vjen pas një premtimi të bërë më herët nga kryeministri Albin Kurti, i cili kishte deklaruar që në nëntor se skuadra do të shpërblehej në rast fitoreje ndaj Sllovakisë. Ndërkohë,...
Burimi:
sarandanews.com