Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
“1 mijë euro ose…”! 20-vjeçari shqiptar plagoset gjatë tentativës për t’u arratiset, policia italiane e qëllon me armë
FOTO ILUSTRUESE ITALI-Një 20-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri nga Policia italiane pasi tentoi të largohej me makinë gjatë një kontrolli policor. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në provincën e Piza, ku karabinierët u vunë pas shqiptarit pas një telefonate nga një grua. Gruaja kërkoi ndihmë duke deklaruar se djali i saj i mitur po shantazhohej. Sipas denoncimit, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët kishin kërkuar rreth 1 mijë euro për t’ia kthyer. Me mbërritjen e patrullës, një nga personat e dyshuar ka tentuar të largohet me makinë dhe dyshohet se ka përplasur automjetin e një karabinieri. Pas kësaj, policia ka nisur një ndjekje që ka zgjatur disa kilometra, nga Bientina deri në Montopoli. Gjatë ndjekjes, karabinierët kanë qëlluar...