1 mijë e 500 euro për të vendosur tritolin në paketën elektrike/ Zbardhet roli i njërit prej të arrestuarve për vrasjen e Hysni Ymerajt

1 mijë e 500 euro për të vendosur tritolin në paketën elektrike/ Zbardhet roli i njërit prej të arrestuarve për vrasjen e Hysni Ymerajt

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 67-vjeçarit Hysni Ymeraj, i cili mbeti i vdekur nga një shpërthim me lëndë plasëse, dhe jo si pasojë e një defekti në panelin e matësve të energjisë elektrike, siç dyshohej fillimisht. Ngjarja ndodhi paraditen e 29 dhjetorit, në lagjen “Manush Alimani”, ndërsa lidhur me ngjarjen janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar si autorë të përfshirë në këtë krim: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi. Sipas Policisë, nga provat e mbledhura dyshohet se të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe kundrejt pagesës, kanë vendosur dhe aktivizuar lëndën plasëse në panelin elektrik të pallatit ku banonte viktima. Njëri prej të arrestuarve, Gerti Bushati dyshohet të jetë paguar 1 mijë e 500 euro për...