Aktori i njohur padit Netflix-in: I përdori zërin pa dijeninë dhe lejen e tij për trajnimin e inteligjencës artificiale
Një aktor gjerman i zërit planifikon të ngrejë një padi kundër gjigantit të transmetimit Netflix, në kuadër të debatit mbi klauzolat e diskutueshme kontraktuale për përdorimin e zërave në dublim nga inteligjenca artificiale (IA). Matti Klemm – zëri gjerman i aktorëve amerikanë Jason Momoa dhe Mahershala Ali – pretendon se i janë shkelur e drejta e privatësisë, e drejta e autorit dhe të drejtat për mbrojtjen e të dhënave personale, sipas një deklarate të publikuar të martën nga Shoqata e Artistëve Gjermanë të Zërit (VDS), ku Klemm është anëtar. Çështja lidhet me të dhënat që Netflix i ka bërë të ditura Klemm-it. Sipas pretendimeve, këto të dhëna zbulojnë se kompania kishte trajnuar më parë sisteme të inteligjencës artificiale duke përdorur regjistrime personale të zërit të...
Burimi:
syri.net