Aktivistja përplaset me deputetin e PS: Shikoji shenjat e dhunës, mi bënë me urdhër të Luarasit

Aktivistja përplaset me deputetin e PS: Shikoji shenjat e dhunës, mi bënë me urdhër të Luarasit

Një përplasje ka ndodhur mes aktivistes Arvina Lleshi dhe deputetit të qarkut Fier, Erjo Mile. Në videon e postuar nga vetë aktivistja, kjo e fundit i zë pritë deputetit dhe i drejtohet duke i treguar shenja dhune në krahun e saj, ku pretendon se i janë bërë nga policia gjatë shoqërimit. Pjesë nga përplasja: Arvina Lleshi: Shikoj pa shenjat e dhunës. Këto më janë bërë dje nga policia me urdhër të Luarasit dhe shefit tënd Edi Ramës. Çfarë ke për të thënë? Erjo Mile: Më vjen keq. Lleshi: Pse nuk reagoni publikisht kur dhunohen femrat? Çfarë mendimi ke ti? Si të vjen keq? Mile: Nuk duhej të kishte ndodhur. Lleshi: Zotëri, më janë bërë për shkak se kanë dhënë ata urdhër. Jam marrë forcërisht nga policia dhe civilët. Mile: Më vjen...