Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë
Në ditën e 120-të të protestës qytetare, aktivisti Arben Kola ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke e lidhur situatën politike në vend me zhvillimet dhe polemikat rreth ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Në nisje të marshimit nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, Kola deklaroi për News24 se, sipas tij, kryeministri Rama nuk ka më justifikim për të qëndruar në detyrë dhe kërkoi që SPAK dhe BKH të ndërmarrin veprime hetimore. Kola e vuri theksin edhe te vizita e fundit të kryeministrit Rama në Shtetet e Bashkuara, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ai pretendoi se Rama nuk ka zhvilluar takime të rëndësishme me liderë ndërkombëtarë dhe e interpretoi...
Burimi:
kohajone.com