Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht përgjegjës për një krim. Por, dokumentet, dëshmitë dhe konstatimet që prodhon një proces gjyqësor mund të jetojnë shumë më gjatë se vetë gjykimi. Kjo i jep një dimension tjetër aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër prej figurave më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, i shpallën të katërt fajtorë për krime lufte dhe i dënuan me nga 13 deri në 25 vjet burg. Ata u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe përcakton përgjegjësinë penale të katër individëve, jo të UÇK-së si organizatë. Por, përtej fatit juridik të tyre, procesi...
Burimi:
javanews.al