“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së
Analisti Klementin Mile e ka cilësuar si një “akt tronditës” vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin me një total prej 81 vitesh burg të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I ftuar në emisionin “News Line” të “ABC News”, Mile tha se vendimi përbën një lajm të keq për faktorin shqiptar. Sipas analistit, në këtë proces kanë ndikuar faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa ai e cilësoi të rëndë masën e dënimeve të dhëna ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Megjithatë, ai theksoi se beteja ligjore për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të konsiderohet e përfunduar, por shtoi se aktualisht ka nevojë për një lobim të fortë, me qëllim ndryshimin e gjërave në Apel. Mile kërkoi bashkëpunim më të madh mes...
Burimi:
javanews.al