“Akt kriminal, jo lajthitje”/ Koçiu reagon për alarmin e rremë në shkollën “Emin Duraku”

“Akt kriminal, jo lajthitje”/ Koçiu reagon për alarmin e rremë në shkollën “Emin Duraku”

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas alarmit të rremë për bombë në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë, ngjarje për të cilën u arrestua Mandi Jatagani. Koçiu e cilësoi rastin si një “çmenduri të mirëfilltë kriminale”, duke theksuar se një alarm i tillë nuk mund të trajtohet si shaka apo si një veprim i rastësishëm, veçanërisht pasi ndodhi në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kur ambientet e shkollës ishin të mbushura me fëmijë. Sipas saj, një alarm i rremë për bombë nuk përbën as një test për Policinë e Shtetit dhe as një lajthitje të momentit, por një veprim që duhet të përballet me përgjegjësinë ligjore. “Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur...