AKT dhe Infinity Film Production, partneritet të ri për promovimin e Shqipërisë
16 September, 2026 - 19:45 Kinematografia po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në promovimin e destinacioneve turistike shqiptare, përmes historive që sjellin në vëmendje qytetet, peizazhet dhe vlerat kulturore të vendit. Në këtë kuadër, Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dhe Infinity Film Production nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për promovimin e filmit artistik “Serenatë për Krishtlindje”, në kuadër të programit “BEYOND ALBANIA – Discover Albania Through Film”. Memorandumi u nënshkrua nga drejtorja e përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe producenti i Infinity Film Production, Gëzim Gjergji, me synim promovimin e Korçës dhe Shqipërisë përmes fuqisë së rrëfimit kinematografik. Përmes “BEYOND ALBANIA”, arti i filmit shndërrohet në një dritare të re për destinacionet shqiptare dhe në një hartë kinematografike promovuese të Shqipërisë, ku çdo...
Burimi:
kultplus.com