Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

Vijon puna e strukturave të Policisë Rrugore në qarkun e Fierit për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë. Përmes një monitorimi intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore kryesore dhe në pikat hyrëse-dalëse, autoritetet synojnë parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin efikas të trafikut. Gjatë javës së fundit, në kuadër të kontrolleve të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane, interurbane dhe lokale, janë evidentuar dhe ndëshkuar shkelje të shumta të dispozitave të Kodit Rrugor. Si rezultat i këtij operacioni, janë proceduar penalisht 7 shtetas për vepra të ndryshme penale në fushën e qarkullimit rrugor. Bilanci penal dhe masat e ndërmarra Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve policore, nga totali i personave të proceduar, ”2 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për shkelje të rregullave të...