Aksion ‘blic’ në burgun e Peqinit e Fierit, gjenden telefona në qelitë e të burgosurve, 9 persona në hetim, mes tyre 2 efektivë

Aksion ‘blic’ në burgun e Peqinit e Fierit, gjenden telefona në qelitë e të burgosurve, 9 persona në hetim, mes tyre 2 efektivë

foto ilustruese TIRANË-Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në ambjentet e burgut të Peqinit dhe Fierit, ku në dhomat e të burgosurve janë gjetur telefona. Në njoftimin zyrat bëhet e ditur se në burgun e Peqinit gjatë kontrollit në sendet personale të të burgosurit F. Ç. u konstatua një aparat celular. Lidhur me rastin i burgosuri është arrestuar, ndërsa një hetim ka nisur për 4 të dënuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Po ashtu dy punonjës policie në IEVP Peqin, po hetohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Edhe në Fier, gjatë kontrollit ne ambjentet e dhomës së të burgosurit R. K është konstatuar një aparat celular. NJOFTIMI: Në vijim të kontrolleve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ne bashkëpunim me...