Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, në Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.