Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari. Ministri Hoxha uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, si dhe forcë të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. “Thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bullgari, i cili ka marrë shumë jetë dhe ka lënë të tjerë të lënduar. Mendimet tona dhe ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave, si dhe për popullin dhe Qeverinë e Bullgarisë”, u shpreh Hoxha. 12 persona humbën jetën sot në dy aksidente masive që bllokuan autostradën “Trakia” në Bullgari. Shkak i aksidentit mendohet se ishte mjegulla e dendur që kishte kufizuar dukshmërinë në rrugë. Deeply saddened by the tragic accident...