Aksidenti në Fushë-Krujë ku humbi jetën 19-vjeçari, Forcat e Armatosura: Ishte student i Akademisë

Aksidenti në Fushë-Krujë ku humbi jetën 19-vjeçari, Forcat e Armatosura: Ishte student i Akademisë

Forcat e Armatosura kanë reaguar pas aksidentit tragjik të mbrëmjes së 25 shtatorit në afërsi të Kamberas, ku u përplasën tre automjete dhe humbi jetën 19-vjeçari Leart Çim Zalla. Tre persona mbetën të plagosur dhe u dërguan në Spitalin e Traumës, por 19-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. FA bëri të ditur se Zalla ishte student i vitit të parë në programin “Shkenca e Komunikimit në Fushën e Mbrojtjes”, duke shprehur ngushëllime për familjen e tij. Ndërkohë, njëri prej drejtuesve të automjeteve u shoqërua në polici dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se lagështira dhe shpejtësia mund të kenë ndikuar në përplasje.