Aksidenti në Fier-Lushnjë/ Fuoristrada kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen dy bashkëshortët
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, kur një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga, është përplasur me barrierat metalike dhe i ka kapërcyer ato, duke përfunduar në një kanal rreth pesë metra poshtë urës. Për nxjerrjen e dy bashkëshortëve nga automjeti është dashur ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Lushnjës dhe e personelit mjekësor të ambulancës. Të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore për lëndimet e shumta të pësuara. Sipas të dhënave paraprake nga Policia Rrugore, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe...
Burimi:
syri.net