No Image Available

AKSIDENT TRAGJIK/ TRE JETE SHQIPTARESH SHUHEN, DY NE GJENDJE SHUME TE RENDE

Tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Glyfada të Athinës, ndërsa dy të tjerë, të dy 18-vjeçarë, kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së enjtes, në bulevardin Poseidonos, pranë kryqëzimit me rrugën Kalypsous. Automjeti me të cilin udhëtonin pesë të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me një mur betoni pranë një hoteli. Përplasja ka qenë tepër e fuqishme, duke shkaktuar dëmtime të mëdha në automjet dhe duke bllokuar personat brenda tij. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës. Tetë zjarrfikës, me tre automjete dhe pajisje speciale, u angazhuan për nxjerrjen e të rinjve...