Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Kurbnesh të Mirditës, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë. Për pasojë, një prej personave që ndodheshin në automjet ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.