Aksident tragjik në Greqi: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën
Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, pas një aksidenti fatal të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nea Peramos të Kavallës, ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë që ishin edhe miq të ngushtë. Viktimat janë identifikuar si Ardit A., 34 vjeç, dhe Mariglen M., 36 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit, ku motori i drejtuar nga 34-vjeçari është förplasur fuqishëm me monopatinën elektrike me të cilën udhëtonte 36-vjeçari. Si pasojë e përplasjes së fortë, Arditi ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, Marigleni është transportuar në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale...
Burimi:
javanews.al