Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Një aksident me pasojë vdekjen e një 78-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Viktima, F. S., i cili lëvizte me biçikletë, u përplas nga një automjet pranë ish-Stacionit të Trenit. Automjeti drejtohej nga V. Xh., 57 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e përplasjes, 78-vjeçari u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Burimi:
argjiroja.net