Aksident në Selenicë/ Automjeti përplaset me furgonin me pasagjerë, plagosen gjashtë persona
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh. Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit po transportohen me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të përplasjes.
Burimi:
gijotina.com