Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përmbyset pranë fshatit Kotë
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kotë, në bashkinë Selenicë. Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti po lëvizte në drejtim të Selenicës, kur drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timonin, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përmbyset në anë të saj. Dyshimet e para janë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë. Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar lehtë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Burimi:
gijotina.com