Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy persona

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.