Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në Spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.