Aksident në Lushnje/ ‘Ford’-i përplaset me barrierën, plagoset drejtuesi
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pushimi i Shoferit–Lushnje, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me barrierën metalike anësore të rrugës. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit po udhëtonte në drejtim të Lushnjës kur ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke u përplasur me barrierën. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit.
Burimi:
syri.net