Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë
Një aksident ka ndodhur në afërsi të rreth-rrotullimit, në bypass-in e autostradës në Lushnjë pasditen e sotme (8 tetor). Një automjet tip Ford është përplasur me murin e një biznesi dhe ka rrëzuar një shtyllë ndriçimi e më pas ka përfunduar i përmbysur në njërën anë pas disa rrotullimeve. Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë nga ambulanca e thirrur në vendngjarje për në spitalin e Lushnjës ku po merr ndihmën mjekësore. Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton shkaqet e aksidentit dhe po disiplinon trafikun. Ndërkohë policia shkencore po kryen ekspertizën për të përcaktuar dhe shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave dhe ka humbur kontrollin mbi mjet dhe ka dalë nga rruga ku...
Burimi:
javanews.al