Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, makina përplaset me urbanin
Një aksident rrugor është regjistruar në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” në Tiranë, ku një urban i linjës së autobusëve është përplasur me një automjet. Urbani më pas ka përplasur një motor i cili ishte i parkuar. Si pasojë e përplasjes, të dyja mjetet kanë pësuar dëmtime materiale. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Nuk dihen ende rrethanat e plota të përplasjes, ndërsa pritet që autoritetet të përcaktojnë shkaqet dhe përgjegjësit e aksidentit.
Burimi:
gijotina.com