Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, dyshohet për një viktimë

Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë-Luçan, në Njësinë Administrative Martanesh. Sipas informacioneve paraprake, një automjet fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë. Nga aksidenti dyshohet se ka humbur jetën një person. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Aksi rrugor përdoret për transportin e minatorëve drejt galerive të minierave në zonë.