Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Një aksident automobilistik është regjistruar pak më parë në aksin Lushnje-Rrogozhinë, në zonën Çermë e Sipërme. Dy automjete tip “Audi” dhe një “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga informacionet e para, nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa detaje të mëtejshme priten nga Policia lidhur me rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.