Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen tre persona
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin nacional Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë. Sipas informacioneve paraprake 3 persona që udhëtonin në mjetet e përfshira në aksident kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
syri.net