Aksident në aksin Durrës-Kavajë, ka edhe të lënduar
Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Durrës-Kavajë. Dy automjete u përplasën teksa lëviznin në drejtim të Kavajës. Dyshohet se njëri nga automjetet është futur në korsinë e djathtë me shpejtësi ku dhe ka goditur automjetin tjetër duke e përplasur mbi barrierat metalike anësore. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes në njërin nga automjetet ndodhej një familje me dy fëmijë të vegjël, të cilët fatmirësisht kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.
Burimi:
kohajone.com