Aksident në afërsi të Linit në Pogradec, 6 perona të plagosur

Aksident në afërsi të Linit në Pogradec, 6 perona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin, ku dy automjete tip Toyota janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Ende nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.