Aksident me vdekje në “Don Bosko”, makina përplas 64-vjeçarin me motor
Një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje...
Burimi:
gijotina.com