Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot pranë rreth-rrotullimit të Grabianit, ku një automobil ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me një mjet të parkuar, si dhe me një pemë anësore pranë ambientit të një karburanti. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, një burrë dhe një grua. Për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga kabina e dëmtuar është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse, të cilat kanë përdorur pajisje të specializuara prerëse për të larguar dyert e automjetit. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Identiteti i tyre ende nuk bëhet me dije, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë...