Aksident i rëndë në Shkodër, një i vdekur nga përplasja e dy makinave! Humb jetën i moshuari, në timon shtetasi francez
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat (30 shtator). Në aksident janë përfshirë dy automjete me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. N., ka humbur jetën në spital, shkruan A2. Njoftimi i Policisë: “Më datë 30.09.2026, rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. N., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi P. L. është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, për veprime të...
Burimi:
javanews.al