Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, dy viktima e 5 të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në vendin e quajtur ‘Zall Maricë’, në Njësinë Administrative Zall-Bastar të Tiranës. Përplasja ka qenë e fortë dhe, sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë humbur jetën. Gjithashtu, 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Tiranë/ Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F,...
Burimi:
syri.net