Aksident i rëndë në Pogradec, kamioni përplas një person me biçikletë, drejtuesi në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Pogradecit, në aksin rrugor Pogradec-Drilon. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka përplasur një person i cili po udhëtonte me biçikletë në hyrje të një kantieri ndërtimi. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës ka marrë dëmtime të rënda. Ai është transportuar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, teksa pritet transportimi drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
syri.net